Objekte të rrezikshme
Për arsye sigurie, transportimi i objekteve të mëposhtme në bagazhin dorëzuar ose atë të dorës është i ndaluar në përputhje me ligjet e të gjitha vendeve:
- Çanta ose valixhe me sisteme alarmi të integruara
- Materiale shpërthyese, të tilla si fishekzjarre ose pishtarë sinjalizues
- Kontejnerë me gazra, për shembull gaz lotsjellës, sprej mbrojtës ose soba kampingu
- Kontejnerë me lëngje të ndezshme, p.sh. benzinë për çakmakë, bojëra ose pastrues
- Materiale lehtësisht të djegshme, siç janë shkrepëset
- Substanca që çlirojnë gazra të djegshëm në kontakt me ujin
- Materiale oksiduese, siç janë zbardhuesi ose peroksidi
- Substanca toksike ose infektive, p.sh. mërkur, mostra bakteri ose virusi
- Materiale ose pajisje radioaktive
- Substanca gërryese, si acide, bazë dhe bateri të lëngshme
- Materiale me fuqi të madhe magnetike
- Pajisje ose vegla me benzinë, edhe nëse përmbajnë gjurmë minimale benzine
Vendimet e reja te Siguris (DE)
Liste me gjësende të rrezikshme (DE)